Zbardhet vrasja e 30-vjeçarit Endri Goxhaj në Memaliaj/ Viktima qëlloi i pari, arrrestohen 4 persona, në kërkim autori dhe vëllai i tij. Policia zbardh ngjarjen

0

Policia e Gjirokastrës ka zbardhur rrethanat e ngjarjes së rëndë të ndodhur mbrëmjen e 21 prillit 2026 në Memaliaj, ku si pasojë e përdorimit të armëve të zjarrit mbeti i vrarë shtetasi E. G. dhe u plagos shtetasi D. N.

Nga hetimet paraprake rezulton se konflikti fizik ka përfshirë disa persona, mes tyre E. G., D. N., M. N., A. K., J. K. dhe G. Q. Gjatë përplasjes, dyshohet se E. G. ka qëlluar me armë zjarri drejt D. N., i cili mbeti i plagosur dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën në kujdesin e mjekëve. mes disa personave.

Më pas, dy vëllezërit D. N. dhe M. N., të shpallur në kërkim, dyshohet se kanë qëlluar me armë zjarri në drejtim të E. G., i cili ka ndërruar jetë gjatë transportimit drejt spitalit.

Si rezultat i veprimeve hetimore janë arrestuar shtetasit N., 25 vjeç dhe A. K., 47 vjeç, të dy banues në Memaliaj, të dyshuar për veprën penale “Vrasja me dashje”, kryer në bashkëpunim, si dhe “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve dhe municionit”. Po ashtu, është arrestuar edhe shtetasi M., 41 vjeç, i akuzuar për “Veprime që pengojnë zbulimin e së vërtetës”.

Ndërkohë, janë shpallur në kërkim shtetasit D. N., 29 vjeç dhe vëllai i tij M. N., 28 vjeç, të dy të dyshuar për “Vrasje me dashje”, kryer në bashkëpunim, dhe armëmbajtje pa leje.

Policia ka sekuestruar në cilësinë e provës materiale një pistoletë me fishek në fole, municion luftarak, dy automjete, dy motomjete, katër celularë dhe sende të tjera të gjetura në vendngjarje, të cilat pritet të ndihmojnë në vijimin e hetimeve.

Materialet procedurale i janë referuar Prokurorisë së Gjirokastrës për veprime të mëtejshme, ndërsa vijon puna për kapjen e personave të shpallur në kërkim.