Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Elbasan referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë për:
-shtetasin F. K., 49 vjeç, për veprat penale “Keqtrajtimi i të miturve” dhe “Fyerja”, pasi shfaqet në një video të publikuar në një portal, duke shtyrë fizikisht, nxënës të shkollës private që drejton, si dhe duke hedhur produktet ushqimore që nxënësit kishin blerë për t’i konsumuar;
-një 15-vjeçar, pasi dyshohet se ka goditur me grushte, një bashkëmoshatar;
-shtetasin I. S., 73 vjeç, pasi dyshohet se ka dëmtuar murin rrethues të pronës së një 54-vjeçari.
Specialistët për Hetimin e Narkotikëve referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi penal për shtetasin R. T., 31 vjeç, pasi gjatë kontrollit fizik, iu gjet sasi lënde e dyshuar narkotike Cannabis Sativa, e cila u sekuestrua me cilësinë e provës materiale.
Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Elbasanit, për veprime të mëtejshme.





