Të shtëna me a*rmë në Balldren, dyshohet për dy v*iktima ,qëllohet një “Audi Q7”

0

Një ngjarje e rëndë është regjistruar pak minuta më parë në zonën e Balldren, në Lezhë, ku janë raportuar të shtëna me armë zjarri.

Sipas informacioneve paraprake, si pasojë e sulmit kanë humbur jetën dy persona, ndërsa rrethanat e plota të ngjarjes mbeten ende të paqarta.

Burime nga vendngjarja bëjnë të ditur se është qëlluar në drejtim të një automjeti tip “Audi Q7”, ku janë konstatuar shenja plumbash në anën e majtë të mjetit, në zonën e shoferit dhe të pasagjerit.

Forcat e policisë kanë mbërritur menjëherë në vendngjarje, duke rrethuar zonën dhe nisur këqyrjen për mbledhjen e provave. Paralelisht, janë ngritur pika kontrolli për kapjen e autorëve të dyshuar.

Grupi hetimor po punon për identifikimin e viktimave dhe zbardhjen e plotë të shkaqeve të kësaj ngjarjeje të rëndë kriminale.