Aksident në aksin rrugor Tepelenë–Krahës, përplasen dy automjete, disa të plagosur

0

TPELENË- Një aksident ka ndodhur në aksin Tepelenë–Krahës, në afërsi të fshatit Iliras. Mësohet se dy automjete janë përplasur me njëri-tjetrin, ndërsa qarkullonin në drejtime të kundërta.

Si pasojë e përplasjes janë lënduar gjithsej tetë persona, të cilët janë transportuar në Spitalin e Gjirokastrës dhe ndodhen jashtë rrezikut për jetën. Ndërkohë, policia rrugore ka shkuar në vendngjarje dhe po heton shkaqet e këtij aksidenti.