Alarm për eksploziv në Korçë, në automjet gjendet pajisje GPS

0

Ngjarja e raportuar më herët në Korçë, ku policia kishte rrethuar lagjen 18 pas dyshimeve për eksploziv në një automjet, ka rezultuar e rreme pas kontrolleve të kryera nga forcat xheniere.

Sipas autoriteteve, automjeti në pronësi të Gëzim Pashos është kontrolluar imtësisht, ndërsa pas verifikimeve është konstatuar se objekti i dyshuar nuk ishte lëndë plasëse, por një pajisje gjurmimi GPS e vendosur në mjet.

Ekipet anti-eksploziv që ndërhynë në vendngjarje konfirmuan se nuk kishte asnjë rrezik për sigurinë publike, duke bërë të mundur normalizimin e situatës.

Zona u mbajt për disa kohë nën masa sigurie, ndërsa më pas u hoq perimetri dhe u rikthye qarkullimi normal.

Autoritetet po vijojnë verifikimet për të përcaktuar rrethanat dhe personin që ka vendosur pajisjen në automjet.