Drejtori i AKU në Shkodër, Ramir Haderi, ka reaguar publikisht pas dhunës së ushtruar ndaj tij mbrëmjen e djeshme.
Në një postim në rrjete sociale, Haderi shkruan se nuk do të tërhiqet përballë presioneve dhe kërcënimeve, ndërsa i ka bërë thirrje Policisë së Shtetit të zbardhë ngjarjen.
Ai thotë se nuk e di kush janë autorët apo porositësit, ndërsa pret që policia ti zbulojë dhe ti vendosë para drejtësisë.
Statusi i plotë:
Ju falënderoj nga zemra për solidaritetin, mbështetjen dhe njerëzillëkun tuaj ndaj meje dhe familjes sime.





