Përfundon numërimi në PD Elbasan, rezultati final flet për….

0
Screenshot

 

Ka përfunduar procesi i numërimit të votave për referendumin e zhvilluar në degën e Partisë Demokratike në Elbasan. Nga 1515 anëtarë me të drejtë vote, morën pjesë në votim 1181 anëtarë.

Sipas rezultatit përfundimtar të numërimit:

  • 1120 vota pro
  • 33 vota kundër
  • 12 abstenime
  • 16 vota të pavlefshme

Rezultati i votimit konfirmon mbështetjen e anëtarësisë për vijimin e drejtimit të Sali Berisha në krye të Partisë Demokratike, i cili pritet të drejtojë forcën politike edhe për katër vitet e ardhshme.

Procesi i votimit u zhvillua gjatë ditës në degën e PD Elbasan, si pjesë e referendumit të organizuar në strukturat e partisë.