Ka përfunduar procesi i numërimit të votave për referendumin e zhvilluar në degën e Partisë Demokratike në Elbasan. Nga 1515 anëtarë me të drejtë vote, morën pjesë në votim 1181 anëtarë.
Sipas rezultatit përfundimtar të numërimit:
- 1120 vota pro
- 33 vota kundër
- 12 abstenime
- 16 vota të pavlefshme
Rezultati i votimit konfirmon mbështetjen e anëtarësisë për vijimin e drejtimit të Sali Berisha në krye të Partisë Demokratike, i cili pritet të drejtojë forcën politike edhe për katër vitet e ardhshme.
Procesi i votimit u zhvillua gjatë ditës në degën e PD Elbasan, si pjesë e referendumit të organizuar në strukturat e partisë.





