Me qëllim afrimin e të rinjëve drejtë arsimit të mesëm me profil gjuhësor në gjimnazin e gjuhëve të huaja në Elbasan u organizua një takim ku morën pjesë nxënes nga shkolla të ndryshme të Elbasanit. Përpara nxënësve drejtoresha e shkollës shpjegoi se përse të rinjtë kanë përfitime duke zgjedhur të vazhdojnë studimet në gjimnazin Mahmud Ali Cungu.
E pranishme në këtë aktivitet drejtoresha e ZVA Elbasan, Vesa Liço i njohu të rinjtë me disa nga benefitet që kanë nëse zgjedhin arsimin e profilizuar.
Për kryetarin e bashkisë Elbasan zgjedhja e shkolle të profilizuar është një avantazh për të rinjtë sidomos në këtë kohë ku Shqipëria pret të bëhet pjesë e BE.
Gjimnazi me profil gjuhësor Mahmud Ali Cungu në Elbasan është një nga shkollat që ka traditë të gjatë në përgatitjen e profesionistëve të gjuhëve të huaja.





