TIRANË- Një plagosje me thikë është regjistruar në zonën e Kombinatit në Tiranë, pas një konflikti mes dy personave në një lokal.
Sipas burimeve, një 60-vjeçar ka goditur me thikë shokun e tij pas një debati të çastit, ndërsa dyshohet se ngjarja ka ndodhur për motive të dobëta.
I plagosuri ka marrë ndihmë mjekësore, ndërsa deri më tani nuk bëhen të ditura detaje mbi gjendjen e tij shëndetësore.
Policia ka ndërhyrë menjëherë, duke arrestuar autorin e dyshuar, ndërsa vijojnë hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.





