PD mbledh sot Kryesinë, në fokus ndryshimet në statut dhe ristrukturimi i organeve drejtuese

0

TIRANË- Partia Demokratike do të mbledhë ditën e sotme Kryesinë, ndërsa priten edhe ndryshime në statut. Mbledhja në selinë blu do të nis në orën 19:00, ndërsa drafti i ndryshimeve nuk do të jetë publik.

Në fokus të kësaj mbledhje do të jenë disa ndryshimesh statutore, të cilat janë hartuar disa ditë para mbledhjes së Këshillit Kombëtar më 30 maj. Ndryshimet në “Kushtetutën” e Partisë Demokratike pritet të jenë kryesisht të natyrës organizative.

Ato përfshijnë ristrukturim të organeve drejtuese, gjithashtu parashikohen rishikime në kuotat e përfaqësimit të kategorive të ndryshme. Këto kuota lidhen me listat për deputetë dhe kandidatë për bashki.

Megjithatë, nuk pritet të preket “neni Basha”. Ky nen është miratuar disa vite më parë dhe detyronte kryetarin e partisë të japte dorëheqjen në rast humbjeje në zgjedhje