Pretenca për bashkëpuntorët e Veliajt, SPAK kërkon dënimin për 11 persona, mes tyre ish deputetja e PS Klotilda Bushka

0

Prokuroria e Posçme kërkoi dënimin për 11 të pandehurit që u ndanë nga dosja e Erion Veliajt pasi kërkuan gjykim të shkurtuar. SPAK kërkoi që ish deputetja socialiste, Klotilda Bushka të dënohet me 600 mijë lekë gjobë, ndërsa sipas gjykimit më procedurë të shkurtuar asaj do t’i duhet të paguajë 400 mijë lekë, nëse gjykata e shpall fajtore.

Dy prokurorët e posaçëm, Altin Dumani dhe Ols Dado në pretencën e tyre nuk kanë kërkuar dënime me burg. 5 vjet shërbim prove, është kërkuar për Ina Goxhajn. Ndërsa dënimi 4 vjet e tetë muaj me burg është kërkuar për biznesmenin Elman Abule dhe për Frosina Bollon, që zotëron një shoqëri, 8 muaj heqje lirie.

Edhe Fatmir Bektashit iu pezullua dënimi me burg. Kompania e tij kontakt por edhe të gjitha shoqëritë e tjera duhet të gjobiten në masa të ndryshme administrative.

Ndërkaq, Erion Veliaj dhe gruaja e tij Ajola Xoxa po gjykohen të ndarë më procedurë të zakonshme.