Protestë para selisë së PD-së, qytetarët me thirrje: “Rama në burg, Berisha në burg”, “Opozitë e shitur” dhe “Berisha ka mbaru”

0

TIRANË – Protestues janë mbledhur këtë mbrëmje përpara selisë së Partisë Demokratike, ku kanë vijuar me thirrje kundër klasës politike dhe përfaqësuesve të saj.

Gjatë tubimit janë dëgjuar në kor slogane si: “Rama burg, Berisha në burg”, “Opozitë e shitur” dhe “Berisha ka mbaru”, ndërsa qytetarët kanë shprehur pakënaqësi ndaj forcave politike në vend.

Protestuesit janë pozicionuar përpara godinës së PD-së, duke vijuar qëndrimin e tyre dhe duke kërkuar ndryshime në skenën politike.

Në zonë është vërejtur prani e forcave të rendit, ndërsa deri më tani nuk raportohen incidente të rënda.