A do bashkohet në një “Kongres Pajtimi”, me Bashën? Përgjigjet për herë të parë ish kryeministri Sali Berisha

0

Pyetje: A do të ishte i gatshëm Sali Berisha dhe grupi i Rithemelimit të zhbënte Kuvendin e 11 dhe 18 dhjetorit për t’ju bashkuar një kongresi pajtimi me Lulzim Bashën?

Ish kryeministri, Sali Berisha: Nuk mund t’i krahasojmë. Nuk besoj se i del kush zot në atë seli përveç Jemin Gjanës dhe Lul Bravës njëri-tjetrit, ato turpërohen nga ai kongres. Të vijnë të garojnë me kënaqësi. Të pranojnë votën e lirë. Të garojnë për kryetar. Nuk kam asnjë lloj sentimenti negativ ndaj atyre që thonë se nuk e pranojmë Berishën. Nëse pranohet me votë, Berisha nuk mund të mohohet që luajti rolin e tij. Rikthimi nuk është dëshirë e një personi, rikthimi është proces dhe rikthimi në kushtet e mia, është i pazakontë.

Mund të dëshiroja të kthehesha, dhe nuk mund të ndodhte. Ndodhi për arsye të veçanta. Këto arsye zgjidhen me votë të lirë. Mund të ketë plot që nuk e duan Berishën, por le të vijnë të votojnë kundër.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu