A do hyjë Italia në Botëror? FIFA merr vendimin përfundimtar për Ekuadordin

0

FIFA më në fund ka dhënë vendimin zyrtar për sa i përket kombëtares së Ekuadorit në Botërorin e Katarit.

Kombëtarja nga Amerika Latine nuk do të përjashtohet nga Kupa e Botës së këtij viti, duke bërë që çdo gjë të vazhdojë normalisht.

Prej kohësh përflitej mbi një përjashtim të mundshëm nga ky kompeticion, për shkak se gjatë kualifikueseve kishte aktivizuar një lojtar që në fakt ishte kolumbian.

Megjithatë kjo nuk ndodhi. Kështu Kili, por edhe Italia, e cila besonte për një shpresë të vogël që mund të ishte në Botëror, duket se janë shuar për të dyja kombëtaret.

Ekuadori ndodhet në grupin A, së bashku me organizuesit e Katarit, gjithashtu edhe me Holandën e Senegalin.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu