A do jetë trajneri i ri i Barcelonës? Kështu përgjigjet Roberto Martinez

0

Trajneri i Kombëtares së Belgjikës, Roberto Martinez vazhdon të jetë i lidhur me stolin e Barcelonës.

Pavarësisht që presidenti i katalunasve, Joan Laporta deklaroi se kanë besim të plotë të Ronald Koeman, Martinez shihet si një ndër zëvendësuesit e mundshëm për stolin në “Camp Nou”. Pas humbjes nga Italia, Martinez ka bërë të qartë se është i fokusuar te Belgjika.

“Nuk është lehtë për mua të flas. Kam punuar që pesë vite te Belgjika dhe jam 100 për qind i fokusuar. Ne jemi duke u përgatitur për Kupën e Botës. S’ka asgjë tjetër për t’u thënë”, deklaroi ai.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu