A do shkarkohet? Meta: Më vjen për të qeshur, gjykohem për metaforat e epitetet

0

Presidenti Ilir Meta u shpreh se e ka mbaruar misionin e tij në këtë post. Në një intervistë për TV1 Channel në Shkodër, Meta tha se nuk ka asnjë shqetësim apo peng nëse shkarkohet.

I pyetur për procesin në Gjykatën Kushtetuese, Kreu i Shtetit tha se i vjen të qeshë kur e mendon sepse po gjykohet për metaforat që përdor kur flet.

“Kam mbi 3 vite nën hetim nga komisione qesharake, pse kam mbrojtur interesin kombëtar, sovranitetin dhe integritetin e Shqipërise. Ndaj nuk merzitem pse jam i pari President qe çohet në Gjykatën Kushtetuese me akuzën per “Agjitacion-Propagande”. Më vjen për të qeshur qe gjykohem për çështje të karakterit letrar, për metaforat dhe epitetet që kam përdorur. Per 72 pyetjet qe me ka bere Gjykata Kushtetuese do të jap pergjigje para te gjithe qytetareve, me transparence te plote. E perseris qe kam zero shqetesim per ceshtjen ne Gjykate,”- tha Meta.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu