A do të bojkotojë opozita sërish parlamentin? Bardhi: Pse qeveria mblidhet fizikisht…

0

Gazment Bardhi:

Në emër të të tre grupeve parlamentare të opozitës, dua të informoj opinionin publik për një vendim antikushtetues për ti mbyllur gojën opozitës. Mbledhjet e Komisiioneve janë shumë të rëndësishme se seancat parlamentare, në vende demokratike.

Vendimarrja për të mbledhur online komisionet, kërkon që qeveria të mos japë llogari për aktet korruptive që janë në Kuvend. Këshilli i Ministrave është mbledhur fizikisht, pse duhet që Komisionet Parlamentare të mos mblidhen fizikisht dhe jo në mbledhje qesharake.

Unë kam konsultuar të tre kryeatarët e grupeve parlamentare, është i papranueshëm, dhe synon ti fshihet syve të opinionit publike.

A do të jetë bashkëpunim për reformat me PS-në?

Së pari do të duhet të përqëndrohemi te kjo ngjarje e rëndë që ka ndodhur në Konferencën e Kryetarëve, në këtë prizëm unë nuk besoj se ky është një parlament që funksionon, dhe secili prej nesh të kryejë reforma që i shërbejnë interesit të qytetarëve. Në një parlament ku i mbyllet goja opozitës nuk ka vend për bashkëpunim, qoftë edhe institucionalisht.

Sa deputetë janë të vaksinuar?

Jemi të gatshëm që ti nënshtrohemi të gjithë rregullave që mbrojnë jetën dhe Kuvendin. Më thoni kush është dallimi mes mbledhjes së ministrave, dhe mbledhjes së deputetëve? Nuk ka asnjë dallim, e njëjta ministri i jep Edi Ramës leje që të mbledhë qeverinë, dhe e njëjta ministri na thotë mos u mblidhni se kështu duam ne. Unë nuk fola për bojkot, sikundër nuk e di se kush e ka hedhur si tezë. Ai i zotit Shehu ishte një qëndrim personal.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu