A do të dëshmojë Berisha për dhunën në polici? Ja si përgjigjet drejtori i Komunikimit në PD

0

Drejtori i Zyrës së Shtypit dhe i Komunikimit në Partinë Demokratike, Alfred Lela ka reaguar pas interesimit të gazetarëve nëse Sali Berisha do të japë dëshminë e tij pas dhunimit dje në protestë.

Lela në një status në facebook shprehet se gjithçka u pa qartë dhe se policia duhet të tërhiqet nga seria e provokimeve.

Statusi i Lelës:
Me marrin gazetaret per te me pyetur: a ka marre Berisha thirrje per te deshmuar ne Polici dhe kur do shkoje? Pra, Berisha duhet ta denjoka kete Polici kulimo-politike dhe te shpenzoje, qofte edhe nje minute me te, sikur deshmia e tij nuk u dha e plote publikisht, dhe sikur nuk u pa gjithcka publikisht. Sikur dhuna ne fytyren e tij dhe te opozites nuk mjafton!!!
Policia duhet te beje mbrapsht nga seria e provokimeve dhe te rrije ne vrimen e saj qe qelbet era kembe korrupsioni!
Ja edhe deshmia me poshte!

 


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu