TIRANË– Ministri i Drejtësisë, Ulsi Manja është pyetur nga gazetarët në lidhje me vendimin që do marrin autoritetet shqiptare për Alket Hatian, i cilësuar si “Zoti i drogës”. I pyetur nëse ai do të ekstradohet drejt Italisë, Manja tha se rasti do të trajtohet edhe me palën italiane.
PJESË NGA BISEDA:
Klodiana Lala: Alketa Hatia, një i akuzuar për trafik droge në Itali, që i ka pranuar akuzat, ka vuajtur 16 vite burg për krimin e kryer atje. Për të njëjtën çështje, Gjykata e Lartë i ka hapur rrugë ekstradimit të tij, çka do të thotë se personi në fjalë rrezikon që të vuaj 20 vite dënim për të njëjtën çështje. A ka ardhur koha zoti ministër, nisur nga ky rast dhe të tjera, që ju të diskutoni për një marrëveshje me shterin italian, që të njihen vendimet e gjykatave nga autoritetet italiane?
Ulsi Manja: Lidhur me rastin që citoni ne e kemi marrë këtë shqetësim nga qytetari, në portalin ‘Shqipëria që duam.al’. Është rast që ka marrë zgjidhje me vendim të formës dhe nga gjykatat në Shqipëri. Ministria e Drejtësisë në këtë proces është thjesht zbatuese e vendimeve gjyqësore. Rasti si ky dhe dy të tjera do t’i trajtojmë me palën italiane në nivel tjetër.