Pyetje: A do të ketë negociata me Bashën për të luftuar Ramën në të ardhmen?
Berisha: Marrëveshja është shumë e thjeshtë. Nuk jam njeri i interesit personal. Nëse Lulzim Brava pranon votën, gjithçka është e zgjidhur. Do ketë garë për Kryetar Partie. Le të vijë të garojë asnjë pengesë nuk do të ketë. Në statutin e 11 dhjetorit ne vendosëm një nën që partia pranon fraksionet. Nëse arrin të krijojë fraksion, statuti i jep të drejtë. Kjo që ju shihni është një revolucion i vërtetë, paqësor, njëlloj si i ’91-shit. Ju garantoj se Lulzim Basha e ka te hapur mundësinë e fraksionit apo të garës, por refuzimi i tyre nga Lulzim Brava, tregon se ai nuk përbën më asgjë për PD-në. Janë dhjetëra, mijëra që po i bashkohen PD-së në këtë periudhë. Ky është “cunam-revolucion.” Ju garantoj se nuk ka të ndalur gjerë në fitore.