A do të largohesh nga PD nëse nuk fiton garën? Edith Harxhi jep përgjigjen e saj

0

Edith Harxhi:

PD është një aset, është një pasuri kombëtare, sot është dita e demokratëve, uroj shumë që të ketë një pjesëmarrje masive, pasi ne sot votojmë reformimin e PD-së. Absolutisht që mendoj se në radhë të parë do të fitojnë demokratët, jam e sigurt që vota e tyre do të jetë për ndryshimin.

Unë dua të bëj një thirrje për zotin Basha, demokratët duhet të jenë në lista, janë penguar themelues të PD-së që të votojnë, me pretendimin se nuk kanë qenë aktiv në fushatë. Kjo nuk është normale, ndryshimi ynë do të sjellë votën e hapur për të gjithë shqiptarët, beteja ime fillon sot.

Absolutisht që unë do të vazhdoj aktive edhe pas 30 vitesh, ju thashë që beteja ime fillon sot.