A do të nisë vaksinimi me dozën e tretë? Qeveria bën gati buxhetin prej 6 milionë dollarësh

0

Qeveria ka lëvruar një shumë prej 6 milionë dollarësh për blerjen e 500 mijë dozave të tjera të vaksinave anticovid. Vendimi u bë i ditur nga ministrja e shëndetësisë Ogerta Manastirliu, e cila tha se lloji i vaksinës që do të sigurohet është Pfizer.

“Vendimi që dua të komunikoj është e vendimi i qeverisë shqiptare për kryerjen e menjëhershme të pagesës për mbi 500 mijë doza të vasinës Pfizer që do të vijnë brenda këtij viti. Nëpërmejt këtij akti bëhet e mundur pagesa prej 6 milionë dollarësh, të cilat i hapin rrugë ardhjes së menjëhershme të vaksinës”, thotë Manastirliu.

Ministrja e Shëndetësisë tha se synohet që brenda pranverës së 2022 e gjithë popullata të jetë e vaksinuar. Vaksinat do të mbërrijnë në Shqipëri brenda dhjetorit.

Doza e tretë?

Manastirliu u shpreh se do të jetë Komisioni i Ekspertëve që do të vendosë nëse duhet të injektohet dhe doza e tretë vaksinale, ndërkohë që qeveria është gati për të vendosur në dispozicion fondin

“Ne jemi të pëgatitur dhe qeveria ka vendosur në dispozicion fondin. Edhe nëse komiteti vendos për dozën e tretë ne ta nisim menjëherë. Patjetër që në muajt në vijim do kemi vendimmarrmje në dozën e tretë”

Manastirliu tha se nuk ka humbje të vaksinave sa i takon afatit të skandecës dhe se të gjitha dozat u janë dhënë qytetarëve në kohë.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu