A do të rikandidojë për kryetar?/ Basha tregon pse nuk ishte pjesë mbledhjes së grupit

0

Ish-kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, është rikthyer në Kuvendin e Shqipërisë, që nga dorëheqja, tashmë nën kostumin e një deputeti të thjeshtë. Gjatë një prononcimi për mediet para Kuvendit, shpjegoi arsyet se përse nuk mori pjesë në mbledhjen e grupit parlamnetar të mbajtur mëngjesin e kësaj të enjtje, para se të niste seance parlamentare. Ndonëse nuk pranoi të përgjigjej nëse do të rikandidonte për postin e kryetarit të PD, Basha tha se po punon e do të punojë për bashkimin e demokratëve. Ndërkohë ai nuk la pa komentuar as arrestimin e ish-deputetit socialist Alqi Bllako, ku theksoi se e gjitha është falë nismës së PD-së e ngritjes së Komisionit Hetimor, por që nuk mjafton deri në momentin që para drejtësisë së dalë vetë kryeministri Edi Rama dhe ministrant e tij.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu