A do të rikthehet në krye të LSI-së? Meta: I kam ca fjalë dhe me ata! Do të dëgjoj popullin e 2 Marsit

0

Presidenti i vendit Ilir Meta folur për të ardhmen e tij politike, ku ka thënë se ai do të dëgjojë popullin e 2 marsit.

Ndërsa deklaroi se mbledhja e qytetarëve në mars të vitit 2020 shpëtoi Shqipërinë duke iu referuar dekreteve në Gjykatën Kushtetuese, teksa theksoi se shqiptarët nuk janë as barngrënës dhe qoftelëpirës.

Ai tha gjithashtu në emisionin ‘Opinion’ se do përballet edhe me përfaqësuesit e LSI-së pasi të lërë presidencën sepse ata dogjën mandatet të cilat sipas tij, ai u detyrua në zgjedhjet e fundit të përfshihej në fushatë.

Ç’do bëni ju? Çfarë angazhimi do të merrni z. Meta?

Një përkushtim ndaj popullit të Shqipërisë. Unë dëgjoj popullin e 2 marsit.

Çfarë ju thotë populli i 2 marsit?

Populli i 2 marsit shpëtoi Shqipërinë nga një gjë shumë e rëndë që mund të ndodhte se unë isha betuar se nëse ata dhe e dinë mirë ata do të çonin në drejtim të Lanës në Gjykatë Kushtetuese, unë atje do shpërndaja parlament, qeveri dhe çdo gjë. Dhe njeriut që ia thashë unë spiunoi menjëherë dhe unë për atë arsye edhe ia thashë që do ta bëja.

Nëse ne biem dakord që do vijë Venecia nuk jemi popull barngrënës, as mishngrënës, dhe qoftelëpirës. Ta dinë mirë të gjithë dhe ata e dinë shumë se çfarë do të ndodhë dhe ata bënë çdo gjë të gjithë bashkë dhe ishin një dorë e mirëkoordinuar dhe i vetmi për të mbrojtur procesin ishte presidentin e republikës.

Po i kam disa fjalë me ata të LSI-së sepse lanë mandatet që u detyrua t’i marrë Ilir Meta duke dalë në fushatë përballë dyshes-treshes dhe ishte më e thellë brenda dhe jashtë vendit për të asgjësuar jo vetëm LSI-në por pluralizmin politik në Shqipëri dhe më kanë dëmtuar shumë si president i Republikës së Shqipërisë.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu