“A e dini se kush e kontrollon Portin e Durrësit?”, Berisha: Kanë dalë disa kompani offshore, do lajnë shuma përrallore…

0

Basha: Me ketë rast dua të theksoj se cdo marrëveshje e kësaj narkoqeverie për luftën kundër krimit të organizuar, është fund e krye një fallsitet, një formalitet pasi Shqipëria është vendi në të cilin krimi i organizuar sic thotë raporti i DASH e ka shndërruar në qendrën operacionale, të organizatave kriminale. Nuk ekziston një vend i 2 me këtë fuqi, të së keqes së krimit, kjo ka vetëm një arsye, lidhjen e tij me qeverinë. Narkoqeveria e kreut të meduzës nisi instalimin në Xibrakë, të instalimit të fabrikës më të madhe të kokainës në Ballkan, në patronazhin e Ramës.

Në furnizimin ishte Genti Xhixha, ky është vetëm njëri shembull. Të vazhdojmë me tutje, a nuk u faktua këtu lidhja e Ministrit të Brendshëm dhe pasardhësit të tij me lidhjet e drogës. A nuk u vodhën në kasafortën e shtetit dosjet e 29 kriminelëve, dhe përgjegjësi u rikthye në detyre në ministrinë e Brendshme, me urdhër të Ramës. Cili ka harruar operacionin, ku 5 polici të vendeve përreth u angazhuan në cmontimin e një mjeti.

Çfarë ndodh tani, 3-4 fishohen brenda disa muajve kompanitë e bananeve, a e dini se kush e kontrollon portin e Durrësit, Nallbati i Xibrakës, i hakmarrjes për drejtësi, i Edvin Drogës dhe Lulzëzim Pengut që e ka gjysëm baxhanak të dashur. Nuk është rastësi që kalohet në portin e Durrësit. Emari u zhduk, s’ka më lidhje, kanë dalë disa kompani shqiptare offshore me në krye Mezudën, që do investojnë aty dhe do lajnë shuma përrallore, 2 mlrd euro. Unë ju them dhe do ju njoftoj ju se afera e portit të Durrësit është më e madhja korruptive në Europë, është vetëm 1 kapitull, tjetri është dhe më i zi.

Pashë një qytetar që i thoshtë policit që kapelja të kushton sa taksat e mia, se këta përdorin krimin dhe vjedhjen.

Drejtori i policisë në pamje të parë, i ri, sja di moshën, me porosi të këtij këtu i dërgon një telegram të gjatë, ngushëllimi, ju duhet ta dini. Gjatë diktaturës, policia e shtetit bënin garë se kush do të zbulonte më shumë, se cila do të conte në pranga më shumë, në përmbushjen e detyrave, se cila do të internonte më shumë. Policia ishte një armë me definicion.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu