A e ka menduar dorëheqjen pasi gjykata Kushtetuese e rrëzoi? Përgjigjet për herë të parë Ilir Meta

0

Pas vendimit të marrë nga gjykata Kushtetuese e cila legjitimoi zgjedhjet vendore të 30 qershorit 2019 të cilat Meta i kishte shpallur si të paligjshme pasi janë bërë pa opozitën dhe se kishte firmosur një dekret për një datë tjetër për mbajtjen e tyre.

Më tej, Meta tha se qëndrimi i tij lidhur me zgjedhjet e mbajtura ishte ai që shprehej edhe në raportin e OSBE-ODIHR, dhe më tej zbuloi në njëfarë mënyre edhe një plan lidhur me vendimin e dhënë nga gjykata Kushtetuese, teksa përmedni edhe mundësinë që çështjen ta çonte edhe në gjykatën Evropiane.

Nga një pikëpamje a ndiheni në siklet pasi vendimi juaj për zgjedhjet e 30 Qershorit është rrëzuar nga gjykata Kushtetuese, e keni menduar dorëheqjen?

Së pari presidenti ka vetëm një qëndrim dhe është qëndrimi i raportit të OSBE-ODIHR. Thotë që dekreti i presidenti nuk u ankua në asnjë gjykatë dhe thotë se atë mund ta shqyrtojë gjykata kushtetuese. Mos harroni se ka edhe gjykata europiane, kështu që unë nuk nxitohem. Unë kur të vijë një vendim i shkruar do vij këtu të them se cfarë ndodhi. Nuk po them gjë por them që mbi gjykatën kushtetuese ka gjykata të tjera në një vend demokratik.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu