Donald Veshaj zbuloi mbrëmë se data 5 është shumë e rëndësishme për të dhe për moderatoren Bora Zemani. Në këtë datë, dyshja janë lidhur bashkë për të nisur një rrugëtim që zgjati më shumë se dy vite.
Me rastin e përvjetorit të tretë të lidhjes, aktori vendosi që t’i bëjë një “dhuratë” Borës në kushtet ku ishte. Ai mori një pako me ëmbëlsira, e hapi, futi breneda varësen që kishte në qafë dhe ia hodhi pakon jashtë murit të “Big Brother VIP”.
Pjesë nga biseda:
Arbana: Hidhe se do kujdesemi që t’ia dërgojmë zonjushës.
Donaldi: Ke varësen brenda se mos ta marrin. Edhe haji (i drejtohet Borës) që të ëmbëlsohesh.
Arbana: O Donald se s’na the… po ça date është?
Donaldi: Po s’ka gjë se e di ai personi.
Kledi: Jo duhet ta thuash.
Donaldi: Sot në datë pesë, unë para tre vitesh jam lidh me Borën.
Pas këtij gjesti të bukur, ka reaguar për herë të parë edhe Zemani. Ajo publikoi në llogarinë e saj në Instagram një foto të vetes, në të cilën shfaqet e veshur me një kostum sportive të zi. Në dorë, Bora mban pakon e ëmbëlsirave të Donaldit, ndërsa në qafë, varësen e tij.
Gjatë qëndrimit në shtëpi, Donaldi ka treguar se është ende i dashuruar me Borën, pavarësisht se kanë gjashtë muaj që janë ndarë. Ai ka deklaruar se Zemani është femra që ka dashur më shumë gjatë gjithë jetës. Por për shkak të disa faktorëve, siç është kokëfortësia dhe xhelozia, erdhi një moment që ata vendosën t’i ndanin rrugët e tyre.
Pas takimit me Borën brenda në “Big Brother VIP”, dyshja vendosi që do të diskutojnë jashtë për vazhdimësinë e raportit të tyre. Gjithashtu, ata shkëmbyen një puthje në buzë para të gjithë shqiptarëve.