A është e shëndetshme që të bëjme 10.000 hapa në ditë

0

Objektivi i 10.000 hapave mund të njihet gjerësisht si ideali për të arritur në ditë, për të qenë i shëndetshëm. Megjithatë, ky synim mund të jetë pak zhgënjyes për t’u përfunduar, veçanërisht kur jemi të zënë me punë dhe me angazhime të tjera.

Si lindi objektivi i “10.000 hapave”?

Ideja lindi nga pajisja japoneze “Manpo-kei”, e cila përkthehet në “metër 10.000 hapa”. Ky ishte një mjet marketingu për hapa-matësin, i cili bëri të famshëm dhe rregullin e 10.000 hapave.

Një sërë kërkimesh kanë vazhduar që prej këtij synimi dhe rezultatet kanë treguar se ky numër i synuar përmirëson shëndetin e zemrës, shëndetin mendor dhe madje ul rrezikun e diabetit.

Megjithatë, ndërsa këto studimet tregojnë përfitimet e 10.000 hapave në ditë, hulumtimet e fundit nga Shkolla Mjekësore e Harvardit kanë treguar se, mesatarisht, 4400  hapa në ditë janë të mjaftueshëm për të ulur ndjeshëm rrezikun e vdekjes tek gratë. Edhe pse është e pasigurt nëse rezultate të ngjashme do të shiheshin tek burrat, është një shembull konkret se si lëvizja çdo ditë mund të përmirësojë shëndetin dhe rrezikun më të ulët të vdekjes.

Ndërsa Organizata Botërore e Shëndetësisë rekomandon që të rriturit të bëjnë të paktën 150 minuta aktivitet fizik me intensitet të moderuar në javë (ose 75 minuta aktivitet të fuqishëm fizik), hulumtimi gjithashtu tregon se edhe ushtrime me intensitet të ulët mund të përmirësojnë shëndetin tuaj – megjithëse ushtrimet me intensitet të moderuar e përmirësojnë në një masë më të madhe.

Rritja e aktivitetit fizik, siç është edhe numri i hapave, zvogëlon rrezikun e vdekjes duke përmirësuar shëndetin, përfshirë zvogëlimin e rrezikut të shfaqjes së sëmundjeve kronike si dementia dhe disa kancere. Në disa raste ndihmon në përmirësimin e kushteve shëndetësore si diabeti tip 2. Ushtrimet gjithashtu mund të na ndihmojnë në përmirësimin dhe mirëmbajtjen e sistemit tonë imunitar. Sidoqoftë, bazuar në hulumtimin aktual , duket se marrja e 10.000 hapave në ditë nuk është thelbësore për përfitimet shëndetësore. Vetëm gjysma e këtij synimi është e dobishme. Megjithatë, “sa më shumë, aq më mirë”.

Burimi: CNN

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu