Ditët e fundit kanë zier portalet nëpër botë por dhe në Shqipëri për ndarjen mes Icardit dhe Wanda Naras.
Sipas mediave franceze, Icardi e ka tradhëtuar modelen me aktoren seksi, Eugenia Suarez, madje kjo e fundit ka pasur histori dashurie dhe me futbollistin e Atl Madrid, Rodrigo De Paul.
Por lidhjen me Icardin e ka hedhur poshtë aktorja, Eugenia Suarez, e cila reagoi sot duke shkruar në Instagram:
“Icardi është gënjeshtar, por më ofendojnë të gjithëve.Kushdo që përfiton nga kjo situatë në kurriz të jetës sime personale dhe karrierës do të paditet për riprodhimin e informacionit të rremë. Ajo që ndodhi është një situatë që nuk e kam nisur, nuk e kam inkurajuar apo provokuar. Shumë ofendime kanë ardhur dhe gënjeshtra qarkullojnë pa fund. Por unë nuk mbaj përgjegjësi, për mua dhe për të gjitha gratë që përdoren dhe gjykohen, e shumta dhe ka vendosur të reagojë duke hedhur poshtë një histori dashurie me yllin e PSG-së”, tha Eugenia Suarez.
Ndërkohë sot në mëngjes Icardi postoi foto me bashkëshoren tuke i bërë tag dhe një zemër në Instagram, madhe dhe Wanda më parë kishte postuar foto me fëmijët dhe Icardin së bashku.
Po a është kjo në lojë mes tyre? Në fakt cifti Wanda-Icardi është prej vitesh në majë të famës që kur modelja la Maxi Lopes për ish-lojtarin e Interit.
Që prej 4 vitesh mediat aludojë për ndarje mes Wanda dhe Icardit por deri më tani asgjë nuk është e vërtetë.
Shumë dyshime hidhen në lidhje me ndarjen e cifiti më të famfshëm të showbizit dhe sportit në vitet e fundit dhe kjo është bota e marketingut ku fiton gjithmonë vëmendje.