Mbrëmjen e djeshme Luiz Ejlli është surprizuar nga nëna e tij, Angjelina, e cila ka udhëtuar nga Amerika për në Shqipëri, për të takuar të birin brenda shtëpisë së “Big Brother VIP”.
Pas shumë përqafimeve dhe puthjeve, këngëtari pyet në një moment të ëmën nëse ishte takuar me Kiara Titon. E teksa ajo nisi të fliste, ai e ndërpreu dhe i tha: “Mos fol se është informacion nga jashtë”.
Por mënyra se si zonja Angjelina reagoi kur Luizi i bëri atë pyetje, u la të kuptohej se ajo ishte takuar me partneren e të birit.
Madje së fundmi në rrjet po qarkullon shumë një fotografi ku duket se është nëna e këngëtarit së bashku me Kiarën.
Teksa shumë mendojnë se në foton në fjalë është zonja Angjelina dhe Tito, në fakt nuk dihet nëse janë ato në të vërtetë apo jo.