A ishin fëmijët e Shkëlzenit në dasmë? Armina. I njoh që të vegjël. Kemi një raport…

0

Njëri prej ndjekësve e ka pyetur blogeren nëse fëmijët e Shkëlzenit ishin të pranishëm në dasmën e tyre.

TIRANË- Kur kanë kaluar vetëm disa ditë nga dasma madhështore e Shkëlzen Berishës dhe Armina Mevlanit që u mbajt në një lokal në Shijak, blogerja ka gjetur pak kohë për të biseduar me ndjekësit e saj në Instagram.

Njëri prej ndjekësve e ka pyetur blogeren nëse fëmijët e Shkëlzenit ishin të pranishëm në dasmën e tyre.

“Sigurisht që Po! Kemi një marrëdhënie shumë të mirë, i kam njohur në moshë shumë të vogël. Tani ata janë rritur dhe gëzuan me ne”, shkroi blogerja për djalin dhe vajzën e partnerit të saj. Kujtojmë që pak kohë më parë, Armina foli dhe për marrëdhënien që kishte me fëmijët e tij.

Armina tregoi eksperiencën e saj duke u shprehur se nuk pretendon të jetë një nënë për ta. Unë i kam njohur që 9-vjeç.. jo absolutisht, nuk pretendoj më shumë, madje kam marëdhënie shoqërore me të, i jap këshilla, bëjmë qef. S’mund t’i bëhem mama, se mamanë e kanë, absolutisht,” tha Armina.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu