Kryeministri Edi Rama është pyetur për herë të parë në lidhje me dënimin me burg të Saimir Tahirit, ku tha se nuk kishte ndërmend që të komentonte gjatë vendimet e gjykatave.
Edi Rama:
Unë nuk komentoj asnjëherë vendimet e gjykatave, unë e kam ditur mirë çfarë kam bërë kur kam udhëhequr reformën në drejtësi. Dhe nuk do të kthehesha pas, sot nuk do të doja që të shfokusohesha nga kjo çështje.
Për ecurinë e Reformës në Drejtësi mund të flasim në një konferencë tjetër.
Mesazhi i koduar që dha dje avokati i Tahirit:
“Sot Saimir Tahiri i kishte mundësitë që edhe të mos vinte. Kishte njerëz që i thoshin ik, mos u paraqit, por insistoi që të ishte në dispozicion të drejtësisë. Tahiri sot do të shkojë te Drejtoria e Policisë. Për rekursin presim vendimin e arsyetuar. Jam i sigurt që vendimi do të vonohet.
Tahiri e priti vendimin qetësisht. Ne sot prisnim pafajësi totale. Nëse kjo është reforma që të luftohet korrupsioni duke futur në burg Tahirin unë mund të them që të gjithë pushtetarët duhet të vishen trashë në kohe dimri”.