Vajza e kompozitorit Shpëtim Saraçi dhe këngëtares Mira Konçi, Era, ka treguar një detaj lidhur me familjen e saj. Sot në emisionin “Ftesë në 5”, Era foli për planet familjare për fundvit, Era tha se po planifikojnë që të mblidhet e gjithë familja bashkë.
“Po do mblidhemi të gjithë bashkë, ashtu është plani. Momentalisht babi është në Shqipëri me disa projekte muzikore, ndërsa ne jemi këtej. E di që do mblidhemi të gjithë bashkë, por nuk e kemi vendosur akoma nëse në Shqipëri apo në Amerikë,”- tha Era.
Kjo deklaratë e saj vjen pas lajmit të bujshëm të ndarjes së prindërve të saj, Mira Konçit dhe Shpëtim Saraçit. Por mesa duket e gjitha ka qenë një aludim dhe çifti vazhdon që të jetë bashkë pas vitesh martesë. E gjitha duket se ka të bëjë me axhendën e ngjeshur të Saraçit.