A janë zgjedhjet e pjesshme lokale tentativë e Metës për të futur në ‘kurth’ Bashën? Ja si përgjigjet kreu i DP-së

0

Pyetje: Duket sikur sot ju keni të gjithë faktorët politikë kundër. Duke mos përmendur vetëm z.Berisha, por dhe z.Meta ka dalë hapur kundër jush. Nëpërmjet një lëvizje, njoftoi mbajtjen e zgjedhjeve të pjesshme vendore, dikush e lexoi si përpjekje për të futur në kurth Lulzim Bashën përshkak situatës që po kalon PD. A jeni të gatshëm ju për këtë betejë?

Basha: PD nuk do t’i iki asnjë beteje, përfshirë dhe zgjedhjet vendore. Kjo që po ndodh nuk është thjeshte përplasje midis mendimeve ndryshe për pluralizmin, por është ndryshim kulturor që po ndodh pas 31 vitesh. Në një vend normal demokratik faktori më i rëndësishëm është qytetari. Shqiptarët duan ndryshimin dhe ne do bëjmë cc’mos për ta sjellë këtë ndryshim.

Pyetje: Jeni i gatshëm për të qenë ndryshe?

Basha: Unë gjithmonë jam munduar të sjell diccka ndryshe. Në të gjitha betejat, arma më e fortë ka qenë modeli ndryshe nga ky që tashmë mbush 31 vite të personazheve kryesore të tranzicionit, që kanë pasur një mision ndoshta, por tashmë nuk kanë ccfarë ofrojnë më.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu