“A je në tokë të bukës, a je dhe ti pjesë e këtij skenari?”/ Haradinaj ‘shpërthen keq’ ndaj Kurtit: Zgjohu ose lësho rrugë, po soset durimi

0

Kryetar i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës Ramush Haradinaj ka ‘shpërthyer ashpër’ ndaj kryeministrit Albin Kurti për rritjen e çmimeve.

Përmes një postimi në Facebook ai shkruan se Kurti duhet të japë dorëheqjen pasi në një tokë aq të pasur nuk mund të dyfishohen çmimet.

Postimi i plotë:

Vepro ose lësho rrugë Albin Kurti
A je në tokë të bukës o Albin Kurti. Kush është ka ta saboton shtetin?! A po sheh se matrapazët po ta godasin popullin.
Një litër vaj brenda natës po të shtrenjtohet gati dyfish!
A je edhe ti pjesë e këtij skenari, apo je shndërruar në “komisar për moral”!
Zgjohu o Kryeministër e kryje detyrën që ta ka dhënë populli, ose lësho rrugë. A po e sheh se është ka soset durimi!


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu