Pyetje: A jeni i shqetësuar se mund të dalin ministra ose ish ministra të tjerë në këtë aferë korruptive?
Nuk jam i shqetësuar se mund të dalin ministra apo ish ministra sepse për këtë e kemi bërë Reformën në Drejtësi. Kur unë e kam thënë se Reforma bëhej për drejtësi dhe as të majtë e të djahtë, nëse ka njerëz që kanë “ngjyer” gishtin për të zhbërë një proces që është në interes të vendit sigurisht duhet të marrë ndëshkimin e merituar sepse e kanë bërë mbrapa shpinës së qeverisë.