Jo, sepse panorama është shumë e qartë,. Kosova ka të drejtë dhe patjetër që kjo duhet të zgjidhet me dialog dhe s’ka zgjidhje tjetër. Kiomuniteti ndërkombëtar e di që Kosova ka të drejtë. Po kërkohet që situata të ç’tensionohet. Këtu bëhët fjalë për marrëveshje të kahershme. Është reagim dispropocional. Akoma më keq është shfaqja teatrale me tanqe, helikopterë, aeroplane, që nuk bën gjë tjetër veçse nxit serbët drejt drejtimeve të gabuara. Aspekti ushtarak është vetëm teatër, pasi Kosova nuk është tokë pa zot, sepse dihet që pas Kosovës ështe një aleancë e tërë ushtarake. Në aspektin politik është tensionuese shumë që i kthen qytetarët serbë në pengje të një dialogu të mbetur rrugëve. Marrëdhëniet e ftohta me Kurtin janë sajesë mediatike. Kemi një mos dakordësi me Ballkanin e Hapur. Por përtej kësaj jemi në kontakt të vazhdueshëm. Si vizitë e parë jashtë vendit na takon të shkojmë në Kosovë. Tema kryesore ishte çuarja përpara e bashkëpunimit.