Moderatorja Einxhel Shkira dhe Arbër Gumnishta, i njohur dhe DJ Dagz kanë shkëmbyer puthjen e parë në buzë brenda shtëpisë së “Big Brother VIP”. Në videon e publikuar në faqen zyrtare të shtëpisë më të famshme në Shqipëri, Shkira dhe Gumnishta shihen të dy të shtrirë.
DJ Dagz e pyet Einxhel nëse po fle dhe më pas e puth në buzë, duke e çuar kështu një hap më përpara simpatinë mes tyre që është vënë re prej më shumë se dy muajsh nga publiku dhe banorët e tjerë të shtëpisë.
View this post on Instagram