A po kërkoni zgjedhje të pjesshme për inat të Bashës? Meta: Po ç’punë kam unë me të, po ta dëgjosh ai del fitues

0

Pyetje: Me veprimin tuaj pas 8 janarit duket se po ndikoni tek kriza e PD duke e detyruar të marrë një vendim nëse do të hyjë në zgjedhje apo jo.?

Meta: Dakord, po nëse do e merrja një vendim të tillë në shtator apo tetor, a do ndikoja? Po njësoj ishin rrethanat, PD në krizë ishte apo jo? Kjo a i shërben atyre qytetarëve të cilët duan të kenë një kryetar bashkie të përcaktuar prej tyre dhe jo të emëruar? Kryetari i bashkisë ka peshën kryesore. Çfarë të bëjmë ne tani? T’i lëmë kështu pafundësisht.

Pyetje: Ose mund të thuhet se për inat të Bashës?

Meta: Po ç’punë kam unë me Bashën, përse duhet ta kem inat me të, pse nuk e bëj për inat të dikujt tjetër. Ky është perceptim i gabuar e para. E dyta po të dëgjoj Bashën, ai vetëm fiton nga kjo me optimizmin që ka.

Pyetje: Nëse Basha ju thotë se nuk është gati për zgjedhje?

Meta: Le të thonë si të duan, të dalin qytetarë apo kandidatë të pavarur. Më kanë kërkuar të shpall datë për zgjedhje të pjesshme.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu