A u largua Bardhi nga grupi i demokratëve? Reagon PD, Endri Hasa: Nuk është hequr, përpjekje qesharake për të hedhur baltë

0

Sekretari për burimet njerëzore dhe koordinimin dixhital në Partinë Demokratike, Endri Hasa është shprehur se lajmi se Gazment Bardhi është hequr nga grupi në WhatsApp i PD-së, është i rremë.

Sipas tij ai nuk është hequr nga asnjë grup, por thjesht nuk është më administrator i grupit, pasi tashmë ai nuk ka më asnjë funksion në grupin parlamentar.

Ai shtoi se “këto janë përpjekje qesharake të një njeriu që për interesat e tij personale kërkon të hedhë baltë dhe të dëmtojnë PD-në”.

Hasa shkruan më tej se asnjë flirt, i disa individëve me Berishën apo Ramën, nuk do të arrijë të dëmtojë interesat e PD-së, demokratëve dhe shqiptarëve që presin një alternativë të re, luftën kundër korrupsionit dhe një partneritet të ngushtë me SHBA-në, Britaninë e Madhe dhe BE-në.

Reagimi i plotë:

“Sot nëpër media ka qarkulluar një lajm i rremë i prodhuar nga deputeti Gazment Bardhi. Tashmë është e njohur nga të gjithë përpjekja e tij, që për interesa personale sulmon PD-në, institucionet dhe drejtuesit e saj.

Bardhi nuk është hequr nga asnjë grup whatsapp-i të administruar nga Partia Demokratike.
Ai thjesht nuk është më administrator i grupit të whatsap-it, pasi tashmë ai nuk ka asnjë funksion, as në grupin parlamentar, as në PD.

Drejtimi i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike, në zbatim të statutit, i është deleguar znj. Flutura Açka, e cila koordinon prej ditës së enjte veprimtarinë e grupit.

Këto janë përpjekje qesharake të një njeriu që për interesat e tij personale kërkon të hedhë baltë dhe të dëmtojnë PD-në.

Koha kur PD-ja merrej zvarrë për interesa personale ka marrë fund, tani secili duhet të mbajë përgjegjësi për veprimet e veta dhe për rrugën që ka zgjedhur.

Asnjë flirt, i disa individëve me Berishën apo me Ramën, nuk do të arrijë më, të dëmtojë interesat e PD-së, demokratëve dhe shqiptarëve që presin një alternativë të re, luftën kundër korrupsionit dhe një partneritet të ngushtë me SHBA-në, Britaninë e Madhe dhe BE-në.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu