“A u lodhe duke shpresuar për liri?”, vajza e Jakup Krasniqit me fjalë prekëse për babain në burgun e Hagës

0

Gresa Krasniqi, vajza e Jakup Krasniqit, i cili po qëndron në paraburgim në Hagë, ia ka kushtuar babait disa vargje prekëse, të publikuara në profilin e saj në Facebook.

Në këto vargje, Gresa i drejtohet të atit me disa pyetje si: A u lodhe duke shpresuar për liri, pse mirësia vret e ligësia triumfon, edhe sa duroka njeriu babi etj.

Gresa kohë pas kohe publikon fotografi dhe shkrime për babain e saj, ish-kreun e Kuvendit të Kosovës, Jakup Krasniqi.

Shkrimi i saj i plotë:

A u lodhe babi?

Duke luftuar për të drejtën dhe jetën, duke luftuar të keqën për të mirën?

Babi a u lodhe duke shpresuar për liri?

A u lodhe duke i dhënë forcë vetës për te vazhduar jetën për hir të tjetrit.

Edhe sa duroka njeriu babi?

Sa dhemb liria babi? Askush më mirë se ti sdi të përgjigjet.

Sa dhemb e mira babi, se ishe i mirë gjithnjë

Pse mirësia vret e ligësia triumfon?

Çka është drejtësia babi?

Na the të jemi të drejt, po çfar është e drejt dhe çfar jo? Si ta dallojm të mirën nga e keqja?

Çfar e dallon gëzimi nga hidhërimi?

A je mirë babi?

Kur nata vjen e je vet, çfar të mundon babi?

Plaget që ti shkaktoj jeta, kush ti shëron babi?

Do behesh 71 vjet shpejt, kur dhemb shpirti e trupi si ja bënë babi?

Ku e gjenë forcën të jesh i mirë kur e keqja mbulon botën.

A je mirë babi? Kur mëngjesi vjen e do të ngrihesh, çka të gëzon?

Thone koha shëron dhimbjen, por dhimbjen pa fund kush e shëron?

A je i fortë babi?

Kur te thyhet shpirti e mbasditet zor i kalon, a qesh dot babi kur shpirti vajton?
Arrestimi i Krasniqit dhe dërgimi i tij në Hagë u bë në nëntor të vitit të kaluar nga Zyra e Prokurorit të Specializuar (“ZPS”) në bazë të një aktakuze të konfirmuar për krime lufte dhe krime kundër njerëzimit.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu