A u pagua për punën? Pas debatit Einxhel-Donald, Mariana Kondi: E kam marrë, por…

0

Konflikti i ashpër midis moderatores Einxhel Shkira dhe aktorit Donald Veshaj për rrogën e mbajtur disa kohë më parë ka përfshirë edhe persona të tjerë jashtë shtëpisë së “Big Brother VIP” në diskutime. Einxhel ka qenë ajo e cila akuzoi vëllezërit Veshaj që nuk e kanë paguar atë gjatë kohës që ata kanë bashkëpunuar me njeri-tjetrin, duke shtuar se të njëjtin fat me të ka pasur edhe aktorja Marjana Kondi.

Gjatë transmetimit të debatit Marjana vendosi të publikojë një ‘Instastory’ që shkruan “Pa fjalë”, mirëpo së fundmi, gjatë një interviste për “N’kohë”, aktorja tha se do të flasë lidhur me këtë gjë në një moment të dytë. Por paraprakisht pranoi se e ka marrë pagën e saj.

BISEDA:

Shiko minutën e 07:00

Gazetari: Vetëm pak ditë më parë, në një shoë televiziv si Big Brother”, është përmendur që edhe ju keni qenë pjesë e një projekti por që nuk jeni paguar, tani kjo a është e vërtetë?

Marjana : Kjo është një gjë shumë e bukur, tani kjo do të thuhet në një moment po aq të bukur…

Gazetari: Tani ishte e lartë pagesa që nuk more apo jo?

Marjana : Jo unë pagesën e kam marrë, por e vërteta do të thuhet më vonë… Në një moment akoma më të bukur.

 


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu