Abazoviç: Nuk kam ambicie të jem Kryeministër, demokratët të zgjedhin mes URA ose DF

0

Zëvendëskryeministri i Malit të Zi dhe lideri i Lëvizjes Qytetare URA Dritan Abazoviç tha ditën e sotme se platforma e Frontit Demokratik, DF, për tejkalimin e krizës politike është parë tashmë si një dokument në të cilin nuk ka asgjë të re.

Sipas Vijesti, Abazovic u tha gazetarëve se qeveria po punonte si më parë dhe se ishte detyra e tyre të punonin për ata që i kishin zgjedhur. Ai tha se modeli është krijuar më 30 gusht, duke shtuar se beson se Qeveria duhet të vazhdojë të punojë me kapacitet të plotë.

“Nuk jam duke ikur nga një zgjidhje. Ne jemi këtu për qytetarët, nëse jemi këtu për shkak të tyre, duhet të kemi një shumicë që do të miratojë ligje. Kush mund ta arrijë shumicën, le ta arrijë. Nëse demokratët dhe DF mund të gjejnë një zëvendësues për Urin, le ta bëjnë. Mirëpo, ata nuk kanë ide dhe kontakte dhe ky është problem”, tha Abazovic.

I pyetur për të komentuar deklaratën e kryetarit të Kuvendit, Aleksa Beçiç, Abazovic tha se demokratët duhet të vendosin nëse URA apo DF janë më afër tyre dhe se nuk ka ambicie për tu bërë Kryeminsitër. Ai tha se është e mundur që Mali i Zi të hyjë në vitin 2022 pa një buxhet të miratuar.

“Unë nuk kam ambicie të jem kryeministër, por kam një ambicie të ndihmoj Malin e Zi të dalë nga kjo situatë. Është shumë e mundur të hyjma pa buxhet, sepse nëse DF është në Qeveri atëherë është mirë, e nëse nuk janë, atëherë nuk është mirë ,” tha ai.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu