Abba e zgjidh konfliktin me grupin “parazitar” Abba Mania

0

Avokatët e Abba kanë paditur grupin britanik Abba Mania se mund të ngatërrohen me aktin origjinal. Fillimisht kërkuan që të ndryshonin emrin, pasi mund të ngatërroheshin por ishin refuzuar. Megjithatë duhet se marrëveshja është arritur.
Kushtet e marrëveshjes nuk janë bërë të ditura për mediat e publikun, por një nga avokatët e Abba ka pohuar se artistët do të ndalojnë përdorimin e emrit Abba.

Abba Mania u formua në vitin 1999 dhe që prej atëherë bëjnë turne në shumë vende të botës, duke përfituar edhe nga ndarja e “Abba-ve” të vërtetë në vitin 1982, duke krijuar një treg të suksesshëm për fanatikët e grupit suedez.

Padia u ngrit vetëm pak kohë pasi Abba-t lajmëruan se do të riktheheshin vetë në skenë në një arenë të ndërtuar me porosi në lindje të Londrës për të promovuar edhe albumin e tyre të parë në 40 vjet, Voyage.

Marrë nga The Guardian

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu