Abbas i gatshëm të marrë qeverinë në Gaza pas luftës

0
A handout picture provided by the Palestinian Authority's press office (PPO) shows Palestinian president Mahmud Abbas looking on as he receives Palestinian athletes in Ramallah in the occupied West Bank on August 4, 2023. (Photo by Wissam KHALIFA / PPO / AFP) / === RESTRICTED TO EDITORIAL USE - MANDATORY CREDIT "AFP PHOTO / HO / PPO " - NO MARKETING NO ADVERTISING CAMPAIGNS - DISTRIBUTED AS A SERVICE TO CLIENTS === - === RESTRICTED TO EDITORIAL USE - MANDATORY CREDIT "AFP PHOTO / HO / PPO " - NO MARKETING NO ADVERTISING CAMPAIGNS - DISTRIBUTED AS A SERVICE TO CLIENTS === /

Në një kohë që Shtetet e Bashkuara këmbëngulin që Autoriteti Palestinez të përfshihet në diskutimet për të ardhmen e Rripit të Gazës pas luftës, Mahmoud Abbas deklaroi do të ishte i gatshëm të rimarrë kontrollin mbi Gazën si pjesë e një zgjidhjeje me dy shtet

Shefi i Autoritetit Palestinez Mahmoud Abbas deklaroi se pasi të përfundojë lufta midis Hamasit dhe Izraelit, autoriteti i tij do të ishte i gatshëm të rimarrë kontrollin mbi Gazën si pjesë e një zgjidhjeje me dy shtete

“Ne do të marrim të gjithë përgjegjësinë si pjesë e një zgjidhjeje politike gjithëpërfshirëse”, tha Abbas, duke iu referuar formimit të një shteti të pavarur palestinez, i cili do të përfshijë Bregun Perëndimor, Jerusalemin Lindor, si dhe Rripin e Gazës.

Qeveria aktuale fetare e krahut të djathtë të Izraelit dhe shumica e anëtarëve të saj, megjithatë, e kundërshtojnë këtë zgjidhje për konfliktin izraelito-palestinez.

Disa ministra izraelitë të ekstremit të djathtë mbështesin aneksimin e Bregut Perëndimor dhe madje edhe të Rripit të Gazës.

Hamasi mori kontrollin e Rripit të Gazës në vitin 2007, duke detyruar lëvizjen Fatah të Abbasit, e cila ruan kontrollin mbi zonat palestineze në Bregun Perëndimor.

Pas masakrave të Hamasit të 7 tetorit, Izraeli dëshiron të shkatërrojë kapacitetet qeveritare dhe ushtarake të Hamasit.

Shtetet e Bashkuara këmbëngulin që Autoriteti Palestinez të përfshihet në diskutimet për të ardhmen e Rripit të Gazës pas luftës.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu