“Abissnet Superiore”, në javën e tetë spikat derbi i kryeqytetit

0

Java e tetë e “Abissnet Superiore” rezervon përballje të “zjarrta”, e cila do të luhet në 3 ditë, nga e shtuna në të hënë. Në këtë javë nuk mungojnë edhe duelet interesante mes skuadrave ku padyshim spikat sfida mes Dinamos dhe Tiranës.

Ditën e shtunë do të zhvillohen dy ndeshje, ku Skëndërbeu dhe Kukësi do të zbresin të parët në fushën e lojës në stadiumin e Korçës, ora 16:45. Një sfidë e luftuar nga të dyja skuadrat që kërkojnë të dalin fitues nga ky takim.

Mbrëmja e ditës së shtunë i është rezervuar sfidës mes Dinamos dhe Tiranës, e cila do të zhvillohet në “Air Albania”, ora 19:45. Një derbi që vjen vetëm 3 ditë pas përballjes së tyre në Kupën e Shqipërisë, ku skuadrat këtë herë e kanë studiuar njëra-tjetrën për të marrë fitoren.

Të dielën në orën 13:45 është rezervuar sfida mes Partizanit dhe Kastriotit, duel ku demat do tentojnë të arrin fitoren e shumë dëshiruar në këtë sezon, nga ana tjetër krutanët vijnë me moralin e lartë pas barazimit me Teutën.

Vëmendja po në orën 13:45 do të përqendrohet tek përballja mes Laçit dhe Teutës. Një takim i luftuar mes të dyja ekipeve me kurbinasit që kërkojnë vazhdimësinë dhe durrsakët që kërkojnë rikthimin tek fitorja pas barazimit me Kastriotin.

Takimi i fundit që mbyll javën e tetë është Egnatia-Vllaznia, ora 13:45. Një duel interesant mes dy skuadrave, të cilat në dy javët e fundit nuk kanë arritur të fitojnë dhe në këtë takim do kërkojnë 3 pikët e kthesës

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu