Abuzim me tendera dhe falsifikim vulash, AMP ekzekuton masat e sigurisë për 4 punonjës policie!

0

Agjencia e Mbikëqyrjes Policore me vendimin e e Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, ka caktuar masat e sigurisë katër punonjësit e policisë.

Sipas njoftimit të policisë, ShefI i Sektorit Ekonomik në DVP Tiranë është larguar me dëshirë nga detyra e tij dhe ka marrë masën e sigurisë “Detyrim për t’u paraqitur në policinë gjyqësore” dhe është nën akuzat për veprat penale “Shkelja e barazisë në tendera dhe ankande publike” në bashkëpunim dhe “Falsifikim i vulave, stampave e formularëve”.

SPAK zbardh VR*SJEN e BUJSHME në Shkodër, Safet Bajri bashkëpunoi me Asmer Bilalin për eleminimin e…
Njoftimi i AMP:

Në vijim të hetimeve lidhur me procedimin penal të vitit 2024, Agjencia e Mbikëqyrjes Policore (Rajoni Tiranë) ka ekzekutuar vendimin e Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, e cila ka caktuar 4 masa sigurie për punonjësit e policisë si më poshtë vijon;

Masa e sigurimit personal “Detyrim për t’u paraqitur në policinë gjyqësore” ndaj personit nën hetim H. B., me detyrë ish Shef i Sektorit Ekonomik në DVP Tiranë, i larguar nga detyra me kërkesën e tij dhe aktualisht i vetëpunësuar, i dyshuar për kryerjen e veprës penale “Shkelja e barazisë në tendera dhe ankande publike” në bashkëpunim dhe “Falsifikim i vulave, stampave e formularëve”.

Masat e sigurimit personal “Pezullim i ushtrimit të detyrës” dhe “Ndalim i daljes jashtë shtetit” ndaj personit nën hetim E. T.(Xh)., me detyrë Shef i Sektorit të Kontabilitetit në DVP Tiranë, e dyshuar për kryerjen e veprës penale “Shkelja e barazisë në tendera dhe ankande publike” në bashkëpunim.

Masat e sigurimit personal “Pezullim i ushtrimit të detyrës” dhe “Ndalim i daljes jashtë shtetit” ndaj personit nën hetim J. C., me detyrë Specialist i Sektorit Ekonomik në DVP Tiranë, i dyshuar për kryerjen e veprës penale “Shkelja e barazisë në tendera dhe ankande publike” në bashkëpunim dhe “Falsifikim i vulave, stampave e formularëve”.

Masa e sigurimit personal “Ndalim i daljes jashtë shtetit” ndaj personit nën hetim I. SH., me detyrë në Sektorin Ekonomik në DVP Tiranë, i dyshuar për kryerjen e veprës penale “Shkelja e barazisë në tendera dhe ankande publike”.

Veprimet proceduriale iu relatuan Prokurorit të çështjes.