Adele rrëfen romancën e re si kurrë më parë: Më e pabesueshmja

0

Këngëtarja me famë botërorë Adele shpesh herë përshkruan jetën e saj romantike në muzikën e saj përmes teksteve dhe këngëve të saj. Këngëtarja 33-vjeçare me origjinë britanike aktualisht është duke u përgatitur për publikimin e albumit të saj të ardhshëm, i cili do të publikohet të premten e ardhshme, më 19 nëntor.

Duke folur për revistën Rolling Stone, Adele rrëfeu dhe lidhjen e saj të re romatike. Adele tregoi për romancën e saj me agjentin sportiv Rich Paul, ky i fundit përfaqëson superyllin e basketbollit, LeBron James. Gjatë intervistës, Adele e përshkroi marrëdhënien e saj me Paulin si më të “pabesueshmen, me zemër të hapur dhe më të lehtën” që ka pasur ndonjëherë.

Ata u takuan në festën e një miku të përbashkët, në pistën e vallëzimit ndërsa DJ po luante një këngë nga Drake. Me sa duket, ata nuk i ranë në sy njëri-tjetrit fillimisht kur u takuan për herë të parë, por gjithçka do të ndryshonte kur ata do të ritakoheshin në qershor të këtij viti.
“Nuk u thashë shumë miqve të mi në fillim sepse doja ta mbaja për vete,”- zbuloi artistja.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu