Administatori i shkollës objektiv i një atentati me armë zjarri (EMRI+Detaje)

0

Burime zyrtare nga policia bëjnë me dije se i është bërë atentat administratorit të shkollës private Wilson, Lulëzim Mashës 63 vjeç.

Ky i fundit po udhëtonte me makinën e tij tip “Benz”, kur një person ende i paidentifikuar ka hapur zjarr ndaj automjetit.

Fatmirësisht, 63-vjeçari nuk është lënduar, ndërkohë autori është larguar nga vendngjarja.

Policia ka ngritur pika kontrolli në zonë për identifikimin dhe kapjen e autorëve. Deri më tani nuk dihen ende detaje lidhur me motivet e atentatit.

Njoftimi i policisë:

Më datë 18.01.2022, te nënkalimi te Liqeni i Thatë, nga një person ende i paidentifikuar, dyshohet se është qëlluar me armë zjarri në drejtim të mjetit me drejtues shtetasin L. M., 63 vjeç.
Si pasojë e të shtënave, nuk ka persona të lënduar.

Shërbimet e Policisë kanë shkuar menjëherë në vendngjarje, janë ngritur pika kontrolli në të gjitha pikat hyrëse-dalëse të Tiranës me qëllim kapjen e autorit.

Ndërkohë, grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe është duke sekuestruar çdo provë të mundshme materiale që do të shërbejë për identifikimin e autorit të ngjarjes.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu